Njihuni me Znj. Edlira Durmishaj, një nga 10 anëtarët e jurisë që do të bëjë vlerësimin e eseve të konkursit “Student’s Problems” të Forumit të IV kombëtar të Studentëve Shqiptar.
Edlira Durmishaj ka lindur më 14 Shtator 1984, në Fier. Ajo është psikologe klinike, sipërmarrëse e suksesshme dhe aktiviste në shoqërinë civile.
Ajo ka ndjekur studimet në Tiranë ndërsa është diplomuar me sukses në Psikologji Klinike. Në listën e sukseseve të saj, vlerëson si më të rëndësishmet, dhjetra e qindra raste klinike të zgjidhura me sukses, pasi ndërtimi i jetëve të njerëzve është për të vlerë, motiv dhe inspirim.
Është dhe fituese e çmimit kombëtar “Të rinjtë flasin” organizuar nga Forumi Ekonomik Studentor dhe Albanian Young Leaders Forum 2016, si dhe e Konkursit Kombëtar “Të Rinjtë e Vitit në Shoqërinë Civile 2016”
Njëkohësisht është drejtuese e Fondacionit SELAM, si dhe themeluese e World Hijab Albania Women Rights Forum.
Për t’u bërë pjesë e këtij konkursi dhe për të fituar 1 nga 3 çmimet e mëdha klikoni ne linkun e mëposhtëm??
Student Economic Forum/Forumi Ekonomik Studentor