Shireen Nasri Abu Aqleh (lindur në 1971 në Jerusalem ) gazetarja e pashembullt, një veterane e kanalit satelitor televiziv Aljazeera Shirin Ebu Akleh, gjatë mbulimit mediatik të sulmit të forcave të pushtimit sionist kundër kampit të refugjatëve palestinezë të Xheninit, vritet nga plumbat e ushtarëve israelit. Shumë herë i kam përcjellë raportimet e saja, vërtetë ndjeva dhimbje për një grua të hekurt e cila i dha botës aq shumë lajme për atë qe po ndodh në Palestinë!
Sherine Ebu Aqleh është nga Betlehemi, por ajo ka lindur dhe është rritur në Jerusalem.Feja e Sherines i përket një familjeje të krishterë.
Shkollimin e mesëm e kreu në shkollën “Motrat Rosary” në Beit Hanina.
Fillimisht ajo studioi arkitekturë në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Jordani, më pas u zhvendos në një degë në gazetari të shkruar dhe mori një diplomë bachelor nga Universiteti Yarmouk në Jordani.
Pas diplomimit, ajo u kthye në Palestinë dhe punoi në disa site si UNRWA, Voice of Palestine Radio, Amman Satellite Channel, më pas Fondacioni Miftah dhe Radio Monte Carlo.
Më vonë, ajo u transferua për të punuar në 1997 me kanalin satelitor Al Jazeera, derisa ajo u qëllua nga ushtria izraelite mëngjesin e sotëm