We Work Remotely
Faqja e punës We Work Remotely ka miliona përdorues, kështu që, padyshim, ata duhet të jenë duke bërë diçka siç duhet.
Faqja aktualisht ka pothuajse 30,000 vende pune të lira që përfshijnë dizajnin, zhvillimin, suportin, shitjet, marketingun dhe shumë profesione të tjera. Shumica e punëve janë në fusha teknike, kështu që nëse jeni të interesuar për këtë industri, kjo faqe është një ndër vendet më të mira për të nisur kërkimin tuaj.
FlexJobs
Megjithëse FlexJobs është një nga faqet e tjera të mëdha që ofron kryesisht punë në distancë, disa nga 28,000 pozicionet e lira që janë publikuar në këtë faqe ofrojnë punë hibride dhe fleksibël për ata që dëshirojnë të dalin nga shtëpia herë pas here.
Gjithashtu, FlexJobs është një nga faqet në internet që ofron gamën më të gjerë të llojeve të punës. Ndërsa shumë vende pune në distancë janë kryesisht në fushën e teknologjisë dhe të software-it, FlexJobs mbulon ofron vende pune edhe në industritë e tjera.
Remote OK
Remote OK arrin të bëjë të paimagjinueshmen! Kjo faqe vendos një interval të pagës në ofertat e punës të publikuara aty, shumica e të cilave janë në industrinë e software-it.
Faqja ka dy milionë përdorues dhe i tarifon kompanitë me një shumë prej 599 dollarësh për të publikuar një pozicion të lirë pune. Pra, vizitoni këtë faqe nëse po konsideroni që të ndërroni pozicionin tuaj aktual.
JustRemote
JustRemote ofron pozicione në fushën e teknologjisë, të medias sociale dhe të të shkruarit. Por, ajo ofron gjithashtu një shërbim që kushton 6 dollarë në muaj, i cili ju ndihmon të gjeni punët në distancë që janë “të fshehura”.
Ideja e këtij shërbimi është që, duke qenë se kushton shumë për të bërë publike vendet e lira të punës në disa faqe të ndryshme, kompanitë publikojnë vetëm 30% të pozicioneve të tyre vakante, në ato vende ku ka më shumë gjasa që ju të jeni duke kërkuar. JustRemote del jashtë kësaj shifre prej 30% dhe arrin të kërkojë për pjesën tjetër, duke e shfaqur atë për ju.
NoDesk
Nëse jeni duke kërkuar për një komunitet më të vogël, më të fokusuar, NoDesk është faqja e duhur për ju. Megjithëse kjo faqe ka aktualisht më pak se 600 pozicione pune të publikuara, ato janë kryesisht nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.
Ekziston gjithashtu një buletin shumë i mirë javor i cili shfaq pozicionet e reja, ofron burime për zhvillim profesional dhe shumë të tjera.
Jobspresso
Jobspresso arrin një ekuilibër të mirë midis sasisë dhe cilësisë, duke ofruar më shumë se 1,000 pozicione të lira pune, por secili prej publikimeve përpunohet paraprakisht nga stafi i Jobspresso.
Pozicionet e lira përfshijnë fushën e teknologjisë, të marketingut, suportin e klientëve, të shkruarin dhe shumë të tjera. Faqja ka gjithashtu një dizajn të pastër, gjë e cila e bën shumë më të lehtë për të parë pozicionet e lira.
DailyRemote
Me dhjetëra mijëra pozicione të publikuara, DailyRemote ka shumë oferta pune në fushën e teknlogjisë, por gjithashtu edhe disa të tjera, të tilla si: mësimdhënia në distancë, kujdesi shëndetësor dhe fusha të tjera që lidhen me teknologjinë.
Ekziston gjithashtu një faqe ku janë renditur kompanitë më të mira për të punuar në distancë, e cila i rendit pozicionet e punëve sipas punëdhënësit, kështu që nëse keni dëshirë për të punuar në një kompani të caktuar, mund të shihni se çfarë ofrohet nga ta shumë më lehtë.
DesignRemotely
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, një faqe që ofron punë në distancë vetëm për dizenjuesit. DesignRemotely ofron pozicione të lira pune për dizenjuesit e produkteve, profesionistët e UI/UX, specialistët e vizualizimit të të dhënave dhe shumë të tjera.
Pavarësisht se fokusohet vetëm te punët e dizajnit, kjo faqe ofron mijëra pozicione që mund të konsiderohen nga ju. Të gjitha këto mund të filtrohen sipas rolit, nivelit të përvojës dhe nivelit të angazhimit që kërkohet, nga koha e plotë deri në punë të pavarur, si freelancer. / Fast Company/monitor/