Sfilata e bamirësi dedikuar fëmijëve me tumor

Brixhida Style, një nisëm nga Brixhida Muça, “Sfilata e Bamirësisë”
Në javën e dedikuar gruas dhe ndërgjegjësimit mbi sfidat që has në shoqëri, Brixhida Style organizon “Sfilatën e Bamirësisë. Sfilata mundëson prezantimin e disa veshjeve prej dyqaneve me veshje muslimane nga sfiluese vullnetare.
Fondet e mbledhura, shkojnë për fëmijët me tumor në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë.

Hotel Plaza (Maritim), Light and Sound, Screen AD, LM Production, Frida Xhoi &Xhei qenë ndër kontribuesit kryesor të aktivitetit të cilët ndihmuan në dhënien e ambientit në llogjistikë, si dhe stilistet të cila morën pjesë me punimet e tyre: Rozav Koni dress, Belisa butik, Style creative Hanife, Saad, Hijab Throne, Elona Atelie, Elif Colection, Evadiola Doko(hand made), Bel Eve, AlMuzaini

Xhenna Masha, vajza e Brixhidës, duke mbajtur në duar simbolin e tumorit tek fëmijët
Brixhida tregon se pjesmarrja dhe kontributi për sfilatën në fjalë ka ardhur duke u shtuar vit pas viti. Evenimenti i parë ka nisur me një mbështetje modeste duke u rritur nga pak deri më sot, duke u shndërruar në një aktivitet me perkrahje të konsiderueshme.
Në sfilatë marrin pjesë stiliste, sipërmarrëse në fushën e modes por edhe përfaqësuese të dyqaneve për veshje muslimane. Nënat e fëmijëve të sëmurë marrin pjesë edhe si spektatore por edhe si vetë sfiluese të veshjeve duke sjellur mesazhin se si vështirësitë në jetë duhet të përballohen me forcë dhe dinjitet.
Fondi grumbullohet në dy forma: së pari një përqendje e papërcaktuar prej veshjeve në shitje shkon për bamirësi dhe së dyti jashtë sfilatës vendoset një kuti ku gjithësecila mund të japë kontributin brenda mundësive.
Ndryshe nga aktivitet e tjera, për realizimin e kësaj sfilate nuk ka fond, porse e gjitha organizohet falë një mbështetje nga kontribues të ndryshëm.
“Bëhet fjalë për një aktivitet unik, pasi nuk ka ndonjë organizim të ngjashëm, pra që të sfilohen veshje për femra muslimane apo veshje të modës modeste. Një aktivitet që mbledh emra të spikatur të këtij sektori, por jo vetëm, nën një moto të vetme dhe në një qëllim fisnik në përputhje më parimet hyjnore që është “të dhënurit” si një nga principet kryesore islame.Fal kontribuesve u be e mundur qe kjo nisëm të realizoi qëllimin e e saj. Vecojme përfaqsueset e qendrës kulturore Almuzaini Ermira Muça dhe Blerta Balliu, një mbështetje e jashtëzakonshme prej momentit parë te 3edicioneve


Veshje për gratë e mbuluara sepse veshja është zgjedhja e gjithkujt. Gjithkush vishet si e ndjen veten më rehat. Respekt për gjithë ato femra që mirësinë, dashurinë, lirinë dhe lavdinë, e kanë në zemër dhe në vepra, e jo në veshje!” shprehet një nga stilistet pjesmarrëse në këtë aktivitet.